Shkup, 8 qershor
Në Ligjet që kanë të bëjnë me fushën e veprimtarisë së biznesit duhet të përfshihen edhe bizneset, me ç‘rast për këshillim në sjelljen e legjislacionit të biznesit, në Maqedoni. Me futjen e ligjit për noter dhe përmbarues, më 1 qershor të këtij viti, reagon Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM), që ky ligj prodhon implikime financiare mbi punën e subjekteve juridike. Nga ky subjekt kërkojnë nga qeveria e re, që duhet të zgjidhet, ky ligj, menjëherë dhe pa vonesë. Ndërsa, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë se nuk është i vetmi problem, që paraqitet për bizneset. “OEMVP gjithmonë ka alarmuar për mos-konsultimin e biznesit në sjelljen e legjislacionit në Maqedoni. Mirëpo ky nuk është i vetmi problem në vend, problem edhe më i madh paraqitet mos-zbatimi i drejtë apo zbatimi selektiv i ligjeve, andaj OEMVP ka përcaktim strategjik primar zbatimin e drejtë të legjislacionit si parakusht për shtetin e së drejtës. Dhe ky parim duhet të zbatohet edhe në procedurat administrative dhe gjyqësore”, thotë Nebi Hoxha kryetar OEMVP-së, për Almakos. Ai shton se parimi i nxjerrë nga lidhjet ligjësore të dukurive, i cili shërben si mbështetje e si drejtim për ecurinë a për zhvillimin e biznesit, duhet marr mbi vete përgjegjësinë e kushteve në sektorin e sipërmarrësve. “Rregullativa ligjore duhet të garantojë kushte të barabarta për gjithë sektorin afarist. Shpenzimet shtesë, apo të dyfishta në pocedurë të njejtë para organeve të ndryshme për sektorin e biznesit, në parim nuk duhet të ekzistojnë por, duhet të përfshihen në kuadër të një tarife gjegjëse, andaj, OEMVP është e qëndrimit se rregullative që parasheh procedura dhe shpenzime që ndikojnë negativisht në efikasitetin dhe likuditetin e kompanive duhet të ri-shqyrtohet, gjithmonë kjo në konsultim me sektorin e biznesit, me qëllim që të gjinden zgjidhje optimale”, tha Nebi Hoxha, për Almakos
Ndërsa, për mediat në vend deklaroi drejtoresha e Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), e cila mohon suksesin e bizneseve në punën e subjekteve juridike, me futjen në fuqi të ligjit për noter dhe përmbarues dhe se ligji në fjalë krijon implikime financiare. “Me çdo kusht kërkojmë ndryshimin e këtyre dy ligjeve sidomos, sa i përket natyrës organizative në pjesën e ristruktuirimit shërbimeve juridike të kompanive, gjegjësisht sa i përket obligimit për angazhim të avokatëve gjatë përpilimit të akteve notare apo vendimeve të përmbaruesve”, deklaroi Mitevska.
Sipas saj dy ligjet që hynë në fuqi nga data 1 e këtij muaji në mënyrë drastike rrisin vlerën totale të një borxhi për mos pagesës në kohë të faturave komunale prandaj, kërkojnë ridefinim të akteve. “ Ne si komunitet biznesi kërkojmë vlera e përgjithshme e këtyre akteve notare apo vendimeve për përmbarim të ridefinohet kështu që ngarkesë financiare në kurriz të subjekteve afariste dhe të kthehet në nivelin që ishte deri në fund të vitit 2016. Ndryshimet legjislative i kanë rritur harxhimet e kompanive në këto procedura për më shumë se 40%, ndërsa kanë shkaktuar edhe komplikime të tjera në funksionimin e sektorit të biznesit siç janë zvarritje të procedurave të arkëtimit të kërkesave”, deklaroi Milevska. Ajo informoi opinionin se në vitin 2016, për borxh komunal në vlerë prej 350 mijë denarëve noterët kanë llogaritur shpërblim prej 7100 denarëve , taksa noteriale 1750 denarë apo gjithsejtë 8850 dhe në këtë vlerë nuk ka aspak harxhime avokatie. Ndërsa, tani për të njëjtin borxh prej 350 mijë denarëve shpërblim noterial është 35 mijë denarë taksa noteriale mbeten e njëjtë 1750 denarë dhe harxhime avokati 5460 denarë apo gjithsejtë harxhime totale 42.210 denarë, që krahasuar me vitin 2016 harxhimet për shpërblim noterial dhe taksa të rriten për 6 herë. Ndërkohë, edhe Tatjana Shterjova nga OEM u shpreh se është e domosdoshme që të ndryshohet ligji për përmbarim sidomos kur bëhet fjalë për pagesë të borxheve që shteti u ka borxh subjekteve afariste private. “Duhet patjetër të rregullohet çështja e pagesave të prapambetura që institucionet shtetërore, ministritë dhe komunat u kanë subjekteve afariste. Në asnjë mënyrë nuk guxon shteti t’i mbron këtë institucione shtetërore që të mos jenë lëndë bllokimi të xhirollogarive, të cilat deri më sot Qeveria e ka mbrojtur duke mos u lejuar përmbaruesve që mjetet financiare në xhiro llogari janë të domosdoshme që ata të mund të funksionojnë, ka deklaruar Shterjova.
Sipas OEM –it kërkojnë që të ndryshohet Ligji për përmbarim, për mos bllokimin e xhirrollogarive, si dhe për mos detyrim për borxhet, pa kritere. Ata thonë se dhe për pasurinë e tundshme dhe e patundshme shkilet e drejta e kompanive të jenë lënë përmbarimi.
Ky reagim, për mos bashkëpunim mes ligjvënësve dhe dy odave ekonomike, asaj OEM-së dhe OEMVP-së, do të ndikojë negativisht në sektorin afarist.
D.Kërluku
Almakos.com
Data 23.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre
- Aksident në Durrës, ndërron jetë njëri prej drejtueseve të dy mjeteve! Në pranga tjetri
- EMRAT/ Plas sherri në spitalin shtetëror në Tiranë, laboranti godet me mjet prerës në Tiranë dhe më pas arratiset
- Hungaria refuzon të ndalë blerjen e naftës ruse pavarësisht kërkesës së Trump-it ndaj NATO-s
- Autobusët e NTP “Shkup” po qarkullojnë pa ndërprerje, dje morën karburant për dy ditë
- Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion
- Mucunski: Dialogu strategjik me SHBA-në parashikon një sërë masash për avancimin e marrëdhënieve reciproke
- Kërcënonte 23-vjeçaren duke i hapur llogari false për t’i dhënë para, në pranga autori! Çfarë gjeti policia në telefonin e tij