Zëvëndësministri i Buqjësisë nga VLEN, Albrim Hoxha, në hapjen zyrtare të shtabit zgjedhor në qytetin e Strugës tha se të mos zgjedhim në krye të komunës vazhdimin e mendësisë së mbrapshtë si Ramiz Merko e BDI-së, por e rëndësishme është që mos të lejojmë edhe rrikthimin e figurave që veç kanë marrë prej Strugës dhe nuk i kanë dhënë asaj.
“Me shembullin që po japim ne si VLEN dhe me përkujdesin kaq të madh që po japim periudhën e fundit, sidomos me miratimin e 10 milionë eurove për Strugën, dy prej tyre veçmë kanë filluar siç është bulevardi hyrës në drejtim të vreshtave mbi 2.2 milionë eurove dhr ajo që nisëm para 1 javëve me zv.kryeministrin Mexhiti për ndrimin e gypave të azbesit për ujësjellësin e qytetit mbi 1.5 milionë eurove tregon përkujdesin e veçantë që VLEN-i ka ndaj Strugës dhe struganëve. Prandaj edhe unë do të kisha dashur që edhe ne si strugan të tregojmë kujdes të veçantë për Strugën tonë. Të mos zgjedhim në krye të komunës vazhdimin e mendësisë së mbrapshtë si Ramiz Merko e BDI, por e rëndësishme është që mos të lejojmë edhe rrikthimin e figurave që veç kanë marrë prej Strugës dhe nuk i kanë dhënë asaj”, tha zëvëndësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha.
Ai shtoi se në Strugë nuk ka garë për të parin e qytetit pasi sipas Hoxhës figura e Mendi Qyres është unifikuese dhe fituese.
“Në Strugë nuk duhet të ketë garë politike për kreun e komunës. E vetmja garë duhet të jetë ajo për zgjedhjen e këshillave komunal sepse z.Mendi Qyra është figurë që pa e pasur kurr obligim i ka dhënë shumë Strugës. Ai paraqet unitetin qytetar që shkon përtej partive politike prandaj nuk besoj se duhet të kemi garë politike për të parin e Strugës”, përfundoi Hoxha.