Hoteli Arena, hiti i ri turistik në Kodrën e Diellit
Për shumë njerëz, Kodra e Diellit sjell kujtime të bukura nga fëmijëria që nuk kishte pothuajse asnjë shkollë në vend që gjatë pushimeve dimërore nuk organizonte ndonjë vizitë në këtë qendër rekreative dimërore. Një vizitë në të ashtuquajturin “Qyteti i dëborës” ishte një atraksion i madh, për të cilën shumë kush ndjen keqardhje që kjo nuk është më pjesë e traditës.
Për fat të mirë, në vitet e fundit, fokusi i publikut vendas është kthyer përsëri në këtë perlë malore, kështu që investimi në objektet akomoduese këtu është më se i mirëpritur.
Një shembull i tillë pozitiv është Hotel “Arena”, ku në periudhën e kaluar, një rikonstruksion i plotë dhe pajisje për përdorimin e tetë dhomave ekzistuese në katin përdhes të hotelit që ishin jashtë përdorimit, dyert e banjove u ndryshuan, ballkonet u rregulluan plotësisht, dritaret u zëvendësuan, fasada e jashtme e hotelit u rregullua plotësisht dhe gjithashtu u hap një hyrje e drejtpërdrejtë nga dhomat në spa qendrën. Ajo që i jep këtij hoteli një avantazh të veçantë është hapja e spa qendrës me xhakuzi, banjë me avull, sauna, pishinë, dush dhe dhoma për ndërrim të teshave dhe masazh relaksues Garra Rufa. Një sallë konferencash me kapacitet prej 50 vende u hap gjithashtu për të tërhequr klientët afaristë. Në kuadër të këtij projekti u hap salla e skijimit për magazimin e pajisjeve për skijim, si dhe u instaluan panele solare termale për ujë të nxehtë për sistem me presion të mbyllur.
Falë mbështetjes financiare të Projektit për Konkurrencë Lokale dhe Rajonale, Hotel “Arena” arriti rezultate befasuese. Përveç vendndodhjes ideale, rindërtimi i hotelit ka kontribuar të jemi konkurrent më i madh dhe shembull për hotelet e tjera në rajon. Rritja e kapaciteteve, ndërtimi i spa qendrës dhe rikonstruksioni i ambienteve ekzistuese të hotelit kanë bërë që të tërheqim vëmendjen e turistëve. Rritja e cilësisë së shërbimeve, kapaciteti më i madh akomodues dhe investimi në energji të ripërtëritshme (panele diellore për ujë të nxehtë) na kanë mundësuar që në mënyrë dramatike të rrisim fitimet dhe kështu të mbetemi konkurrues në treg, thotë Galle Nedelkoski nga Hotel “Arena”.
Buxheti i përgjithshëm për projektin ishte 168.583 euro, prej të cilave 82.934 euro janë financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe 85.649 euro janë vetëfinancim.
Projekti për Konkurrencë Lokale dhe Rajonale (PKLR) ishte një projekt i financuar nga BE-ja, që synonte përmirësimin e kontributit të turizmit në zhvillimin ekonomik lokal.