Ambasadorja gjermane Anke Holshtajn po largohet këto ditë nga Maqedonia. Çantat e saj janë gati të mbushura, dhe në këtë intervistë të fundit ajo ka përcjellë pritshmëritë e saj për vendin tonë dhe rekomandimet e saj, pasi sipas saj, Gjermania është një partnere e vlerësuar në vend dhe ajo që thotë dëgjohet dhe ka peshë.
Sipas Holshtajn, kur erdhi ajo mund të vinte bast se negociatat me Maqedoninë do të fillonin gjatë presidencës gjermane të BE-së, por kjo nuk ndodhi. Tani, thotë ajo në një intervistë për “Nezavisen”, nuk ka alternativë për ndryshimin kushtetues që duhet të ndodhë këtë vit, për të cilin mendon se nuk është në asnjë mënyrë e dëmshme për Maqedoninë. Por, shton ajo, i gjithë procesi është i dhimbshëm sepse dikur na është premtuar për Marrëveshjen e Prespës se nëse bëjmë një amendament kushtetues do të mjaftojë që t’i hapim rrugë jo vetëm NATO-s, por edhe BE-së./Intervista e plotë.