Alsat 2019-07-23T16:29:05+02:00
Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, i cili është gjithashtu edhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Bojko Borisovit, ka dalë me qëndrime të zbutura lidhur me çështjet historike për të cilat negociojnë ekspertët nga vendi dhe Bullgaria. Pas disa deklaratave radikale që lidhen me temat e historisë , Karakaçanov tani thotë se nuk duhet të ketë më tension, pasi qeveritë e të dyja vendeve kanë bërë më shumë për fqinjësi të mirë sesa të gjitha ato të mëparshmet së bashku. Këto qëndrime Karakaçanov i shpalosi sot në Ohër, ku me ministrin e brendshëm, Oliver Spasovski, nënshkruan protokoll për bashkëpunim në fushën e luftës kundër trafikimit me njerëz.
Nuk kemi çfarë të ndajmë në histori dhe t’i definojmë kundërthëniet mes dy vendeve. Por, kjo është një temë e cila, siç dihet, ka ndikimin e saj në shoqërinë bullgare dhe atë maqedonase. Ne kuptohemi edhe pa përkthyes, por kjo çështje megjithatë kërkon një zgjidhje, sepse krijon tension midis njerëzve. Mendoj se procesi është duke vijuar në drejtimin e duhur dhe t’u lejojmë historianëve të punojnë në përafrimin e qëndrimeve- deklaroi Krasimir Karakaçanov – zv/kryeministër dhe ministër i mbrojtjes së Bullgarisë.
Alsat
Loading…



