Që nga fillimi i vitit, ELEM nuk ka blerë dhe as ka shitur energji elektrike jashtë. Kompania thotë se nuk ka nevojë për import. Objektet e energjisë punojnë me tërë kapacitetin – veçanërisht hidrocentralet. Për shkak të reshjeve të mëdha dhe bores, kanë prodhuar 40 për qind më shumë energji elektrike se sa ishte planifikuar, përcjell FLAKA.
Aktualisht, çmimi i aksioneve nuk është i favorshëm për të shitur energji të tepërt jashtë. Eksporti pritet të ekzistojë edhe gjatë muajve të verës.
Sipas statistikave, Maqedonia në janar të këtij viti ka shpenzuar mbi 760 000 megavatë orë energji elektrike, 150 000 megavatë më pak se muajin e njejtë të vitit të kaluar. Pothuajse 70 për qind e konsumit është nga burimet e brendshme. Prodhimi i energjisë elektrike vazhdon të mbështetet kryesisht në thëngjill. FLAKA