Më 12.07.2025, në SPB Manastir është raportuar se rreth orës 02:05 pas mesnate, një person i panjohur ka hedhur një mjet shpërthyes në rrugën “Ohridska” në Manastir, me ç’rast janë dëmtuar disa automjete të parkuara: “Volkswagen”, “BMW”, “Toyota”, “Kia”, “Renault”, “Matiz” dhe “Tico”, të gjitha me targa të Manastirit. Po ashtu janë dëmtuar edhe dritare dhe dyer të shtëpive përreth.
Ekspertizën në vendngjarje e kanë kryer një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Manadtirit dhe një ekip i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.