Gazetarja Anduena Llabani ka folur për zhvillimet më të fundit lidhur me sekuestrimet e pasurive të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Sipas Llabanit, OPGJ-të në veprimet e tyre të para kanë shkuar në zyrat e AKSHI-t dhe kanë sekuestruar të gjithë serverat, si dhe çdo material tjetër që ndodhej aty gjatë periudhës kur Karçanaj ka qenë drejtoreshë.
Llabani zbuloi se ajo që ka tronditur prokurorët e SPAK lidhet me faktin se kompanitë e përzgjedhura nga Karçanaj, si kompania “Solution”, kanë ngritur vetë skema të ndryshme në procedurat e tenderimit.
Ajo thekson se këto kompanitë përcaktonin kriteret, çmimet, fituesit, konkurrencën dhe të gjithë elementët e tjerë të procedurave të prokurimit.
“Por mbi të gjitha, ajo që ka shokuar prokurorinë ka qenë që në këtë veprimtari ka pasur shumë kompani, të cilat siç është ajo “Solution”, e cila ka përdorur skemat për tenderat. Skemat nuk i bënte AKSHI, Karaçanaj, por kompanitë e përzgjedhura nga zonja dhe më pas këto kompani vendosnin kriteret, çmimet, fituesin, konkurruesin, llojin e tenderit, çdo gjë që lidhet me një grup tjetër të interesuar dhe të vetëorganizuar”, tha ajo në News 24.
Llabani: Gjëja e parë që kanë bërë OPGJ-të, kanë shkuar në zyrat e AKSHI-t dhe kanë sekuestruar të gjithë serverat dhe çdo gjë materiale që aty ka pasur për një periudhë kohe që ka qenë Karçanaj drejtoreshë. Janë marrë shumë dokumente, kamerat e sigurisë brenda institucionit, për të parë se kush ka hyrë dhe kush ka dalë.
Por mbi të gjitha, ajo që ka shokuar prokurorinë ka qenë që në këtë veprimtari ka pasur shumë kompani, të cilat siç është ajo “Solution”, e cila ka përdorur skemat për tenderat. Skemat nuk i bënte AKSHI, Karaçanaj, por kompanitë e përzgjedhura nga zonja dhe më pas këto kompani vendosnin kriteret, çmimet, fituesin, konkurruesin, llojin e tenderit, çdo gjë që lidhet me një grup tjetër të interesuar dhe të vetëorganizuar.
Tenderat bëhen nga kërkesat që kishin bizneset, tender për asistencë, kompjuterikë, ose për një software për mbrojtjen e të dhënave të AKSHI-t, kanë qenë deri diku të deleguara dhe të mirë menduara. Dhe çmimet i vendosnin bizneset, nuk i vendoste Karacanaj, e cila ishte drejtuese dhe nuk thoshte që ky tender kërkon kaq para dhe ne kemi një plan ekonomik dhe na rezulton se për rregullimin e kompjuterave na duhen kaq subjekte, ose një financiar i tillë.
Në momentin që prokurorët kanë shkuar deri te kompanitë, se kompanitë kanë qenë të gjitha aty, kanë marrë të dhëna të tjera për të çuar deri te një lloj fabule. Por ajo që është e sigurt është se akoma nuk ka mbaruar hetimi, ka akoma gjëra që mund të dalin. Imagjino, për Ballukun kërkuan tre muaj të tjera, kështu që unë besoj se për këtë shtyrje do ketë akoma kohë.


