Edhe disa orë pas shpalljes së kandidatit, BDI dhe Ali Ahmeti ende nuk janë deklaruar zyrtarisht nëse e pranojnë Naqe Çulev si ministër teknik, apo për ata është i pranueshëm?
Në rastin e Dragan Kovacki BDI u përgjigj menjëherë pro, por tani është heshtur në mënyrë misterioze.
Me çka del se për BDI nuk është problem se Naqe Çulev ka qenë drejtor i Agjencisë së Inteligjencës pikërisht gjatë ngjarjes së Rastit të Kumanovës?
Pastaj u zbulua publikisht që agjentët e Agjencisë kishin pasur kontakte me Grupin. Publiku pati mundësinë të dëgjojë regjistrimet e një bisede me një agjent agjensie me drejtuesit e grupit.