Në bazë të Ligjit për Koordinim, zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Likës, i garantohet një vend në Këshillin për koordinimin e bashkësisë së shërbimeve të sigurisë. Ndonëse Lika është pranë largimit nga posti i zëvendëskryeministrit si pasojë e shkrirjes së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri për Sistem Politik, vendi në bashkësinë për koordinimin e shërbimeve i garantohet postit të zëvendëskryeministrit. Derisa Lika nuk shkarkohet nga Kuvendi apo nuk jep dorëheqje nga Qeveria, vendi për të do të jetë i garantuar, ndërsa pas shkarkimit, ky post do t’i takojë personit që do ta zëvendësoj. Ndryshe, Lika njihet si zëvendëskryeministri i cili në mandatin e fundit nuk është paraqitur në vendin e tij të punës për arsye të konflikteve brenda-partiake në BDI.
Data 03.10.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski i pakënaqur nga mesazhi i Von der Leyen për ndryshimet kushtetuese
- (VIDEO) Aksion i madh policor në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 19 persona
- Logos-A sjell dy botime të reja të Nexhat Ibrahimit për lexuesit fillestarë
- Gjyqtari i shkarkuar, Gjoko Ristov, do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit
- Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale. Sekuestrohen kontratat te TIMAK i Arjeta Pucës
- Shtetasi bullgar ndalohet në Bogorodicë nën dyshimin për falsifikim dokumenti
- ‘Do vazhdoj me kokën lart’, Eli Fara me letër pas lajmeve për të
- Berisha: SHISH i drejtuar nga Agasi ka përgjuar opozitën, por edhe ambasadat dhe shërbimet e huaja në Shqipëri



