“Faleminderit për besimin kryetar, ne do të bëjmë diçka të mirë për Shkupin dhe Çairin”, u shpreh Behgjet Pacolli, biznesmen nga Kosova.
Në prag të zgjedhjeve lokale biznesmeni kosovar Bexhet Pacolli, ish kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu nënshkruan memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e garazheve në kate. I pranishëm gjatë këtij akti ishte edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi. Ai e pari e mori fjalën dhe para mediave shprehi kënaqësinë për këtë bashkëpunim, të cilin tha se e mbështet edhe Qeveria.
Për këtë marrëveshje kryetarja aktuale e Shkupit Danella Arsovska nuk ia ka idenë. E njëjta të premten doli në lagjen Çairçanja në Çair dhe premtoi garazhe të montuara në kate në këtë zonë. TV21 e pyeti a bëhet fjalë për parking-vendet që janë pjesë e marrëveshjes së lartpërmendur ose bëhet fjalë për projekt tjetër e Arsovska na tha se çka ka premtuar Shilegov nuk i intereson, por se kjo është pjesë e programit të saj.