Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma, ka thënë se ai pret rezultat dyshifror.
Në një konferencë para gazetarëve, ai tha se “opozita i ka fituar zgjedhjet”.
“Opozita i ka fitu zgjedhjet edhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës”, tha Haradinaj.
“Na vjen mirë që mundi ynë ka rezultu me fitoren e opozitës. Opozita krijon shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme. Besoj se kjo do të ndodh”, tha ai.