Ndryshimi pritet të vijë me Ridvan Ibraimin në Haraçinë.
Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë. Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit.
Shumë banorë të Haraçinës vlerësojnë se Ridvani është njeriu i duhur, i cili duhet të marrë detyrën e kreut të komunës, pasi ka dëshmuar se di të menaxhoj si duhet.


