Nga sot qytetarët e Komunës së Sarajit, për dokumentet personale do të mundë të fotografohen në stacionin policor të Matkës. Kështu njoftoi me anë të një statusi në Facebook, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i cili sëbashku në shoqëri të ministrit të këtij dikasteri, Panço Toshkovski, kanë hapur Zyrën e re të shërbimeve administrative të MPB-së në komunën e Sarajit. Kjo njësi sipas Isenit do të mundëson qasje më të shpejtë të qytetarëve të kësaj komune në shërbimet e MPB-së.
“Nga sot qytetarët e Komunës së Sarajit do të mund ta realizojnë këtë të drejtë në kuadër të komunës së tyre. Akses më i shpejtë dhe më efikas në shërbime është një cilësi më e mirë e jetës për qytetarët, gjë që është përcaktimi i udhëheqësisë së re të MPB-së”, ka shkruar Iseni.