Zëvendës ministri i shëndetësisë, dr.Asim Musa sot ka marr pjesë në hapjen e Rosa shkollës për prindërim në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai theksoi se hapja e shkollës për prindërim në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar paraqet një vend të ri për edukim dhe aftësim për të gjithë prindërit e ardhshëm. Ministria e shëndetësisë, bashkërisht me A.D. Pivara, deri në fund të vitit do të hap edhe një shkollë për prindërim në Spitalin Klinik në Manastir.
Qëllimi i këtyre projekteve është që të mundësoje që numri më i madh i qytetarëve në Maqedoni të kanë qasje moderne dhe bashkëkohore drejt prindërimit.
“Si ministri e shëndetësisë, do të sigurojmë përkrahje ekspertësh dhe kuadër profesional nga mjek specialist që do të punojnë në këto shkolla, me çka vlerësoj se bashkërisht do të kemi sukses që t`i përgjigjemi çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me prindërimin. Spitali i përgjithshëm në Gostivar disponon me kuadër profesional që është i përgatitur për realizim të suksesshëm të punëtorive në kornizat e ‘Rosa shkollave për prindërim’ dhe jam i bindur se do të ketë sukses që t`i përgjigjet të gjitha problemeve me të cilat do të mund të përballeshin prindërit. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që të theksohet se në tre mujorin e parë nga viti 2018 në Gostivar janë regjistruar 179 lindje, ku Gostivari numërohet midis pesë komunave në kreun e listës në nivel të Maqedonisë sipas numrit të lindjeve”, theksoi dr.Musa.
Rosa shkollat janë të rinovuara dhe modeluara në tërësi me qëllim që të sigurohen kushte për punë të papenguar për prindërit e ardhshëm, ndërsa ekipi profesional do t`i zbatoje aftësimet që është siguruar nga Ministria e shëndetësisë dhe që është e përbërë nga specialist të gjinekologjisë dhe akusherisë, pediatrisë si dhe motrave mjekësore.

