Hapet rruga për autobusat e linjave Shqipëri-Greqi. Lajmi është konfirmuar nga ministri grek i Transportit. Autobuzët do të lejohen të udhëtojnë vetëm me 85% të kapacitetit të tyre.
Sot janë lejuar të kalojnë autobusët në pikën kufitare të Kakavijës me targa shqiptare ndërkohë që janë krijuar radhë nga pala greke për shkak të kufizimit të sporteleve, pasi ka pasur dyndje pala greke ka shtuar dhe një sportel.
Linjat shqiptare i dërgojnë udhetarët deri në Janinë pastaj këta të fundit lëvizin me linja të tjera greke për në destinacionet e tyre.



