Kryetari i komunës së Çairit, ka promovuar parkingun e ri me 50 vende pranë shkollës “Liria” në lagjen e Gazi Babës.
“Ky projekt, i financuar nga Komuna e Çairit, është një hap i rëndësishëm për ofrimin e mundësive më të mira për parkim në këtë zonë.
Krijimi i këtij parkingu është më shumë se thjesht një investim në infrastrukturë – është një shembull i angazhimit tonë për të ndërtuar një mjedis më të organizuar, funksional dhe të përshtatshëm për banorët tanë.
Falënderoj ekipet që punuan me përkushtim në këtë projekt dhe banorët për mbështetjen e tyre. Ky është vetëm fillimi i shumë projekteve që do të vijojnë për ta bërë Çairin një vend edhe më të mirë për të jetuar. Ne do të vazhdojmë të krijojmë edhe më shumë hapësira për parkim, duke përmirësuar cilësinë e jetesës dhe duke kontribuar në zhvillimin e komunës sonë”, ka deklaruar Ganiu. /SHENJA/
Data 12.09.2026
Aktuale
- “Drejtësi për çlirimtarët”/ Protesta në Prishtinë, Shkëlqim Hajdari: Më 16 shtator shqiptarët presin pafajësinë e drejtuesve të UÇK. Ata luftuan në tokën e vet, për popullin e vet!
- Nëntë shoferë të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm në 24 orët e fundit
- “Kombi vjen para familjes”, Xhuli në lot bën thirrje nga spitali për “Marshin për Liri”
- Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje
- Çështja “Balluku”/ Murrizi: SPAK duhet të veprojë me dorë të hekurt! Braho shkoi e tha në Kuvend se duhen 35 vite burg, por tani…
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- “Memaliaj nuk preket!”/ Kundër bashkimit me Tepelenën, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor
- Velkovski akuzon Klekovskin: “Ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”




