Në Qendrën për Kulturë në Dibër, mbrëmë u hap fillon edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”.
Nderi, që të prezantohen të parët para publikut të Dibrës u takoi anëtarëve të Ansamblit nacional për këngë dhe valle “Shota” nga Prishtina me koreodramën “Kumt” në koreografi dhe regji të Gjergj Prevazit. I kushtohet Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, për nderë të 500-vjetorit të vdekjes së tij”.
Salla e mbushur ishte e mahnitur nga performanca e shkëlqyer e cila në fund u përshëndet me duartrokitje të madhe, sidomos e bartësve të personazheve kryesorë Besnik Graiçevci në rolin e Skënderbeut dhe Artiola Shalës në rolin e Donikës.
Sonte para qytetarëve të Dibrës do të prezantohet teatri i Tetovës me shfaqjen “Volpone”, në regji të Sulejman Rushitit.
Ditët në vijim para teatrit të Dibrës do të prezantohen teatri i Preshevës me shfaqjen “Skicuesi”, teatri “Zihni Sako” nga Gjirokastra me “Shtrat për tre persona”, grupi teatral i Fakultetit për Art dramatik në kuadër të Universitetit të Tetovës me shfaqjen “Ëndrra e shtatë studentëve” dhe teatri nga Gjilani me shfaqjen “Vetë në banesë”.
Në natën e fundit, më 11 Tetor, para ndarjes së çmimeve për shfaqjen më të mirë, regjinë, aktorin dhe aktoren, para qytetarëve të Dibrës do të shfaqet edhe Teatri shqiptar nga Shkupi, me shfaqjen “Gratë”.
Drejtori i festivalit Ylber Nuredini, pret që shfaqjet t’i ndjekin një numër i madh i qytetarëve të Dibrës, të cilët, siç thotë, jetojnë për këtë ngjarje.
Sipas tij Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” me 600 mijë denarë, mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë si edhe nga kompani të Dibrës.
Data 16.06.2026
Aktuale
- “U lajmërua dhe bosi i Përpamiut”, Mihali sërish përplaset në distancë me Lushtakun
- Sela: Ligji për përfaqësim të drejtë është i dëmshëm, nuk duhet assesi të kalojë
- “Shqipëria nuk është në shitje!”- Eurodeputeti gjerman flet në Parlamentin Europian për protestat në Tiranë: Populli shqiptar po tregon guxim, po ngre zërin për transparencën
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës

