Në komunën e Cairit kanë mbetur shumë pak hapësira të gjelbërta dhe kjo përbën problem sidomos kohëve të fundit, kur është shtuar ndjeshëm numri i ndërtesave të rëja, pa parqe apo parkime rretheqark tyre, e që në shumë raste janë ndërtuar mbi paqet ekzistuese.
Qytetarët e anketuar, thonë se mungojnë hapësirat për fëmijë, këndet e lodrave nuk mjaftojnë për numrin e shumtë të fëmijëve në këtë komunë, Cairit sipas tyre i duhen edhe më shumë pemë.
“Ka nevojë për fmijët parke, të ketë më tepër, më mirë është”…
“Të ketë hapsirë pak me shumë edhe për lojrat e fëmijeve për tu argëtuar”…
“Po mendoj qe ne Komunen e Cairit ka mundësi ende të rritet e të zgjerohet hapësira e gjelbër sepse gjelbërimi ështeë me një fjalë, burimi themelor i shëndetit të njerëzve .Andaj drunjtë duhet të mirëmbahen, të zgjerohet ku nuk ka. Ka nevojë sepse ato janë e ardhmja e cdo popullit prandaj atyre duhet tu garantohen kushtet më të mira, priten kushte më të mira, me një fjalë, përkujdesje edhe të familjeve”, shprehen qytetarët.
Ligji I ri për gjelbërim urban, detyron ndërtuesit të planifikojnë edhe hapësira të gjelbërta rreth këtyre ndërtimeve, madje në 20% të sipërfaqes. Komuna nga ana tjetër është e detyruar të kontrollojë se sa respektohet ky ligj.
“Është detyrë e inspektoratit të komunës, që të bëjë vëzhgimin në terren dhe të konstatojë se a respektohet se a duhet ligji që tashmë ka hyrë në fuqi për gjelberimin urban. Kuptohet se inspektorati i komunes se Cairit, do të tërheqë vërejtjen aty ku duhet, që të gjitha parcelat ndërtimore, të kenë hapsira të gjelbërta, aq sa është e paraparë edhe me ligj. dmth 20% nga e gjithë ajo hapësirë ndërtimore që planifikohet të realizohet”, zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla.
Por duke qenë të vetëdijshëm se Cairit i duhet gjelbërimi, Alla u apelon edhe qytetarëve, që të mirëbajnë dhe ruajnë hapësirat e gjelbërta ekzistuese.
“Ne radhë të parë, ne duhet të punojme pak më tepër dhe ndërgjegjësimin e opinionit, të rritet vetëdija e qytetarëve për ruajtjen e hapësirave të gjelbërta, si dhe njeherit të inkurajojmë qytetarët, që të marrin vetë iniciativa për mbjelljen e gjelbërimit. Kuptohet, Komuna e Cairit ka për detyrë që të kujdeset për mirëmbajtjen e tyre, por njëherit dua të apeloj te të gjithë këshillat e ndërtesave, që të kenë kujdes në këtë drejtim, pse të mos marin vetë ndonjë iniciativë dhe t’ju ndihmojë komuna në realizimin e kësaj iniciative, për mbjelljen e ndonjë hapsire të gjleber, por edhe qytetarët janë të lirë të parashtrojnë kërkesa në komunën e Cairit, për vendet se ku ato dëshirojn të kenë hapsirë të gjelbërt . Nuk duhet harruar që është obligim, në kompetencat e komunës së Cairit, të shtyrtojë kapacitetin territorial të hapësirave të gjelbërta në territorin e saj”, zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla.
Tashmë kanë filluar aksionet e para për mbjelljen e hapsirave të reja me pemë, në bashkëpunim edhe me Ndermjarjen Publike “Parqe dhe Gjelberime”.
Por të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm, se me kaq pak hapësirë, duhet ti ruajmë me kujdes parqet e pakta qe kemi, dhe sigurisht edhe të ndihmojmë me idetë tona, që hapësirat e gjelbërta të shtohen./al.mrt/