Së pari, mirëmbrëma, dhe përsëri, e kuptoj se shumë Organizata të Shoqërisë Civile donin të më shihnin, por kësaj here, nuk kisha kohë, për shkak se ishte një mision i paralajmëruar në momentin e fundit, dhe qëllimi i tij ishte për të folur me figurat kryesore politike të vendit, për të diskutuar rreth të ardhmes së vendit, lidhur me qeverinë e re, dhe ishte e rëndësishme që së bashku me kolegët e mi të Parlamentit Evropian, të shihnim se ku jemi, sepse në Bashkimin Evropian është një, si të them, interesim dhe padurim rreth situatës këtu dhe pritjeve për të formuar një qeveri.
Mendoj se është i rëndësishëm respektimi i etniteteve të tjera në këtë vend, është e rëndësishme të bashkëjetojmë së bashku, në një mënyrë paqësore dhe kuptimplotë, pra kjo do të thotë të respektojmë njëri-tjetrin. Dhe është e kuptueshme që pjesë të ndryshme të shoqërisë të kenë edhe pikëpamje të ndryshme por ajo që kam dëgjuar sot, në të gjitha diskutimet e mia, është se të gjithë janë të angazhuar dhe vendosur ndaj kushtetutës, dhe faktit që ajo po nëpërkëmbet. Kështu është e rëndësishme fakti që të gjithë të ecin sipas kushtetutës, dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi sipas meje, është ndjekja e programit qeveritar, kjo është vendimtare, dhe diçka për të cilën partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre kanë negociuar.
Ndërkohë i pyetur se cila ishte arsyeja që presidenti Gjorge Ivanov nuk e takoi, Han duke mos dashur të futet në komente theksoi se respekton zyrën e Ivanovit.
Mirë, unë mendoj se ai është jashtë, në një vizitë zyrtare, dhe unë e respektojë zyrën e kreut të shtetit, në një vend demokratik… nuk dua të komentoj ndaj kësaj, por besoj se në kohë si këto, është shumë e rëndësishme ndoshta të jesh në vend, dhe të kujdesesh. Në veçanti, roli i presidentit është kyç dhe vendimtar dhe të gjithë presin nga ai, që të kontribuojë drejt një zgjidhje paqësore të negociatave që vijojnë.
Pse nuk ndjek praktikën Brukseli, të mbështet qeverinë nga fituesit?
Jam plotësisht i ndërgjegjshëm për një traditë si kjo, e ndjekur për 8-9 vite, por gjërat mund të ndryshojnë. Ajo që ka rëndësi është kushtetuta, dhe kushtetuta flet për nevojën e maxhorancës dhe në demokraci, le të themi, ka edhe situatë pas zgjedhore, përkufizime të ndryshme, fitues apo humbës, fitues mund të jetë partia që është numër 1, por fitues mund të shihet gjithashtu edhe partia ose partitë që kanë fituar ulëset në kuvend, kështu që ka përkufizime të ndryshme. Prapëseprapë, në fund, çështja që ka më shumë rëndësi është se cili formacion ka mundësi të krijojë maxhorancë, një maxhorancë të qëndrueshme në parlament, se pas kaq shumë vitesh debatesh të brendshme dhe fokusimi ndaj krizës politike, mendoj se e rëndësishme është të kujdesemi për fatin e vendit, është perspektiva euro atlantike, zgjidhja e çështjeve ekonomike, çështjet e sigurisë, kështu që mendoj se ajo çfarë i duhet vendit është një qeveri e qëndrueshme, një qeveri që të jetë e përkushtuar ndaj agjendës së reformave, që mezi pritet nga qytetarët, dhe kjo mendoj përfundimisht se nevojitet në fund.
I pyetur se çfarë propozimesh ka marrë nga liderët politik si dhe rreth dokumentit që anon-çoi VMRO-ja për zgjidhjen e krizës, Han theksoi se ka dëgjuar shumë premtime të cilat sipas tij ishin në kornizat e Kushtetutës.
Para së gjithash, nuk mora ndonjë dokument, por kemi pasur një shkëmbim mendimesh me të gjitha partitë politike, dhe po ashtu, dëgjova shumë premtime rreth ideve të tyre, se si e formësimi i të ardhmes për vendit do të ngjante. Por prapëseprapë, të gjithë ishin brenda kufijve të kushtetues, frymës së saj, dhe kjo është shumë e rëndësishme. E pas këtyre diskutimeve, veçanërisht dy javëve të fundit, mendoj se është po ashtu e rëndësishme, për të ngritur shqetësime rreth tensioneve të caktuara, të cilat janë në shoqëri, sepse ajo që duam ne është pajtimi, harmonia, në mënyrën më të mirë të tyre, dhe ajo çfarë presin qytetarët është kontribut aktiv nga ana e partive politike, dhe politikanëve, të kontribuojnë për mirëqenien e qytetarëve, për t’u dhënë atyre një perspektivë, t’i ndihmojnë në rritjen e mirëqenies sociale, të kujdesen për nevojat e individit, arsimim, shkencë, siguri, kjo ka rëndësi, dhe këto janë edhe pritjet. Në këtë kuadër, dëgjova një sërë idesh dhe propozimesh dhe mund të theksoj vetëm se të gjithë duhet të respektojnë rezultatet që dolën nga zgjedhjet, dhe të pranojnë dhe ta respektojnë, nëse një qeveri e re do të formohej. E kuptoj, si gjithnjë në demokraci, ka një qeveri dhe një opozitë, dhe fusha e betejës duhet të jetë parlamenti, aty ku duhet të zhvillohen debatet.. dhe pritjet e BE-së këtu janë për një debat politik konstruktiv, jo pengesë, por sendërtim.
Han zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet Maqedonia e sheh në respoektimin e rregullave dhe standardeve demokratike.
Po ka një sugjerim, një propozim. Dhe kjo është të respektohen rregullat dhe standardet demokratike, të cilat, me që ra fjala, janë të shkruara qartë në kushtetutë, që do të thotë, se nëse ka një maxhorancë në qeveri, nga cilido qoftë ai, ajo duhet të respektohet nga të gjithë. Dhe të respektohet në mënyrë pro-aktive, edhe pse sigurisht që do të ketë debate, do të ketë pikëpamje të ndryshme ndaj gjërave të caktuara.. ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjeve konsensuale, por edhe respektimin nëse janë maxhorancë, ka të bëjë me zhvillimin e vendit, shoqërisë, rrugës drejt BE-së.
Kjo është zgjidhja ime.
Për fund Han theksoi se çdo aktor politik duhet të bartë përgjegjësi për veprimet dhe të respektohet Kushtetuta.
Edhe një herë, në interes të vendit, çdo aktor duhet të luaj rolin e tij, duhet të jetë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tij, detyrimet, të respektojë kushtetutën, frymën e saj, dhe nëse ka një propozim, nëse ka një program qeveritar që bazohet dhe në përputhje me kushtetutën si dhe me vendosjen e përgjegjshme në shoqëri, atëherë, pala tjetër duhet ta pranojë, ta mbështesë formimin e kësaj qeverie. Edhe një herë e theksoj, se është në interes të vendit,.. pasi është e ardhmja e tij dhe perspektiva euro-atlantike e tij.
Në linkun më poshtë mundeni ta ndiqni të plotë intervistën:
https://ec.europa.eu/avservices/video/player.cfm?sitelang=en&ref=I135662

