Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han ka bërë thirrje për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Maqedoni. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për gjyqësor funksional, transparet dhe të pakorruptuar. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Han ka thënë se ministrat patjetër të jenë të përkushtuar dhe të bashkëpunojnë në mes veti.
“I besoj shumë zotëriut Pribe dhe ekipit të tij që ta shqyrtojnë këtë dhe të gjejnë zgjidhje përkatëse. E cila do t’u përgjigjet nevojave të vendit. Ajo që absolutisht është e nevojshme është që të kthehet besimi në gjyqësorin e pavarur, cilësinë e gjyqësorit”, ka thënë ndër të tjera Han.
I pyetur përfundimin e drejtë të që duhet të marrin rastet kriminale të udhëhequra nga Prokuroria speciale publike, eurokomesari Han deklaroi se tani i mbetet Qeverisë të vendos se si do të veprojë. /SHENJA/

