Disa qytetarë mbledhur në Ohër për të “shprehur shqetësimin” e tyre mbi të atë që e cilësojnë si veprim politik dhe joprofesional të Prokurorisë Speciale dhe Katica Janevas.
Qytetarët e mbledhur, thonë se kanë qenë të ftuar nga Prokuroria njerëz të thjeshtë dhe u është ushtruar presion për shkak se kanë dhuruar 1.000 denarë, ndërsa nga ana tjetër e komentojnë edhe faljen e Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit.
Sipas qytetarëve, arsyeja e vetme pse ata janë thirrur është se ata janë anëtarë dhe mbështetës të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, në Shkup po vijojnë takimet e eurokomisarit Han me ministrat e vendeve të rajonit, ndërsa më vonë janë paraparë edhe takime me liderët partiak.

