Shefi i kabinetit të eurokomisarit Johanes Han, Majkll Karniçnik, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, ka zbuluar detaje nga takimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së me kryetarin e VMRO-DPMNE-së.
“Është e nevojshme që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re. Duhet të shihni se ekziston shumica parlamentare. Patjetër të respektohet kushtetuta”, ka shkruar Majkll Karniçnik. /SHENJA/