Disa webfaqe të mediave ruse janë hakuar dhe po shfaqin mesazhe kundër luftës.
“Të dashur qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në një mesazh të shkruar në rusisht në faqet e internetit Forbes Russia, Fontanka, Takie Dela.Pse na duhet kjo? Për ta futur Putinin në tekste shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, thuhet në një mesazh tjetër.
“Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të shkarkohen apo edhe burgosen. Por ne nuk mund ta durojmë më këtë”, thanë ata.
Janë hakuar edhe webfaqet e agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, Kommersant dhe Izvestia dhe aktualisht janë në funksion.
Reuters raportoi se faqja e internetit TASS po shfaqte gjithashtu të njëjtin mesazh kundër luftës.