Bëhet fjalë për funksionarë të BDI-së, që tetë vite pa ndërprerë kanë qenë në krye të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe në mënyrë të besueshme i kanë shërbyer i Nikolla Gruevskit, derisa “lideri” i tyre politik vazhdimisht ka trumbetuar se partia e tij është angazhuar për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Xhevdet Hajredini
Në raportin e Brukselit nga takimi i parë në Komisioni Evropian për fillimin e procesit të skriningut, nga burime të panjohura në të përditshmen “Sloboden Peçat”, mësojmë se “ disa diplomat dhe politikanë potencojnë se Maqedonia shumë shpejtë do të mund ta tejkalojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe “prijësit” e procesit Malin e Zi dhe Serbinë, sepse shteti si kandidat disa vjeçar për anëtarësim prej kohësh punon në krijimin dhe përshtatjen e kornizës ligjore për afrimin drejt BE-së”.
Është e mundur që “diplomatët dhe politikanët e panjohur” të kenë thënë pikërisht ashtu, megjithatë edhe sikur të jetë gënjeshtër, raporti do të ishte I njëjtë. Është e saktë se në tre vendet e përmendura situata nuk është e përkryer, por vetë kryeministri i Maqedonisë tregon se sa e pamjaftueshme është përshtatja e praktikës ligjore, për të tejkaluar këto tre vende.
Kujtojmë rastin kur Kuvendi i Maqedonisë brenda një nate miratoi 100 ligje me flamurin e BE-së, me ç’rast përfaqësuesit e huaj në vend e paralajmëruan Trajko Veljanovskin se, megjithatë një gjë e tillë është e tepruar.
Në shërbim të Gruevskit
Ai kishte premtuar se kjo gjë nuk do të përsëritet, por shumë shpejt shkeli premtimin duke miratuar “vetëm” 30 ligje. Përshtatja e kornizës ligjore nuk e pengoi Nikolla Gruevskin në bashkëpunim me Ali Ahmetin, të sjellë shtetin në situatë siç e përshkruan në raport grupi i Rajnhard Pribe-s. Në bazë të të dhënave, grupi ka thënë rekomandime për tejkalimin e “krizës shumë të rëndë” përmes disa masave konkrete.
Në raport thuhet:
“Ndërhyrje direkte e funksionarëve të partë qeveritarë dhe partiakë në aktivitete jolegale përfshirë edhe mashtrimet zgjedhore, korrupsionin, keqpërdorimin e pushtetit dhe kompetencave, konflikt I interesave, kërcënime, shantazh (presione ndaj të punësuarve në sektorin publik për të votuar për parti të caktuar duke I kërcënuar me largimin e tyre nga puna) vepra penale, shkelje të rënda të procedurave për prokurime publike me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme, nepozitëm, indice për përzierje të papranueshme politike në nominimin/emërimin e gjykatësve, si dhe përzierje në institucione tjera kushtimisht të pavarura për interesa personale ose partiake”.
Do të bëjnë gabim të madh politikanët e BE-së nëse gjatë procesit të skriningut për situatën në Maqedoni, do të miratojnë konkluza në bazë të informacioneve të disa funksionarëve nga Maqedonia të cilët kanë kontribuar për këtë situatë. Frederika Mogerini e di më mirë se të gjithë ne se me çfarë përpjekje arriti që këto funksionarë ti detyrojë të largohen nga përqafimi i Nikolla Gruevskit, nëse përfundimisht janë larguar. Bëhet fjalë për funksionarë të BDI-së, që tetë vite pa ndërprerë kanë qenë në krye të Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe në mënyrë të besueshme i kanë shërbyer i Nikolla Gruevskit, derisa “lideri” i tyre politik vazhdimisht ka trumbetuar se partia e tij është angazhuar për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Osmani nuk ka të drejtë
Nga Bujar Osmani, shef I delegacionit të Maqedonisë kemi dëgjuar se “kjo paraqet një ngjarje me rëndësi shumë të madhe, diçka që prej kohësh e kemi pritur dhe për çka prej shumë vitesh jemi përgatitur”. Bujar Osmani është person I cili më së paku ka të drejtë të thotë se kjo gjë është diçka që e ka pritur prej kohësh dhe është përgatitur shumë vite, pas ai është njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Gruevskit në radhët e BDI-së.