Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores së bindshme në zgjedhje.
Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta “respektojë plotësisht Kushtetutën”.
Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si “miq dhe partnerë”.
Vuçiqin e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind.