Autoritetet turke kërkojnë nga Maqedonia masa kundër individëve nga institucionet arsimore dhe OJQ-të në vend që i lidhin me FETO-n, organizatë e Fetullah Gylenit, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste dhe organizatore e gr.usht shtetit të dështuar në Turqi.
Këtë e konfirmoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në emisionin “360 Gradë”, pasi dje edhe ministritë e drejtësisë dhe të brendshme njoftuan se pesëmbëdhjetë të dyshuar ishin në listën e Ankarasë Zyrtare për ekstradim. Por Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, tha se që dikush të arrestohet, do të priten procedura administrative.
A thua nga mënyra se si Maqedonia do të veprojë në këtë çështje varet ratifikimi i protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, Shekerinska thotë – jo drejtpërdrejt.
https://youtu.be/oE5ZVM2nZLI