Alsat 2019-09-12T14:36:05+02:00
Në kuadër të kompetencave të veta, Grupi i Punës i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër do të realizojë vizitë zyrtare në IPN Burgu Shkup – Shkup.
Në shoqërinë e grupit, informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit do të jetë drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, si dhe përfaqësuesi i NDI-së dhe Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë.
Ky Grup i Punës është themeluar për shkak të vërejtjeve të bëra në Raportin e Komisionit Evropian për situatën në burgjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe vërejtjet e bëra nga publiku i gjerë. Qëllimi i grupit është t’i kontrollojë gjendjet në të cilat ndodhen këto institucione dhe sfidat me të cilat përballen me qëllim t’i përmirësojnë ato./MIA
Loading…


