Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në Shkup me avion qeveritar, përcjell TV21. Qytetarët u larguan fillimisht me rrugë tokësore drejt Egjiptit, ndërsa fluturimi drejt Shkupit u organizua nga ministria në koordinim me institucionet kompetente dhe përfaqësitë diplomatike-konsullore. Transporti nga Tel Avivi deri në Sharm el-Sheikh dhe fluturimi qeveritar u siguruan plotësisht nga ministria.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, qytetarët e evakuuar u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.
Data 06.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti: Prekazi, vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak!
- (VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Idrizi: Ligji përmban shumë mangësi dhe paqartësi
- Meta nën hetim për shkelje të privatësisë: Çfarë ndodh me syzet inteligjente?
- Prekazi vërshohet nga përkujtuesit e Epopesë së UÇK-së
- Në kuadër të projektit “Libri, dhurata më e çmuar”, Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë i dhurohen 226 tituj të Botimeve nga ALSAR
- Fëmijët e Manastirit në Kryeministri, takim me Edi Rama
- Arrestohet kumanovari që kërkohej me fletarrest
- Aliu: Recetat dhe udhëzimet do të digjitalizohen, te mjeku vetëm me dokument identifikimi


