Qeveria e cila do të zbaton Platformën e Tiranës e krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, nuk mund të jetë reformuese, por antishtetërore. Kështu ka thënë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Sipas tij një Qeveri e cila do të punon në bazë të programit të cilin nuk e kanë votuar qytetarët, është Qeveri pa legjitimitet.
“Fakti që edhe përkundër asaj që VMRO-DPMNE i jep përkrahje Zaevit me 51 deputetët e saj vetëm të heq dorë nga platforma dhe faktin se ai po e refuzon një gjë të tillë me këmbëngulje, tregon se skenari është shumë i rrezikshëm. LSDM është peng i platformës, ndërsa shtet i shantazhuar dhe peng i Zaevit dhe disa nga udhëheqësia, për të cilët kjo është mundësi për shpëtim të karrierave të tyre dhe zbardhje të rasteve ku janë të dyshuar për krime”, ka shkruar Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Gruevski ka kërkuar sërish zgjedhje të reja parlamentare, të cilat sipas tij do të ishin referendum për ardhmërinë e shtetit.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSDM-së, të cilët thonë se Gruevski nuk është ai i cili do të tregon se në çfarë drejtimi do të lëvizë Maqedonia.
“Gruevski nuk është populli. Gruevski është i vetmuar dhe i frikësuar i cili keqpërdor media për të shqetësuar dhe gënjyer qytetarët. Keqpërdor fëmijë dhe nxënës për qëllime personale. Po ndan njerëzit, shpërndan urrejtje. Frikësohet se do të përgjigjet për krimet e bëra dhe është i gatshëm që për qëllimet e tij ta fus vendin në një krizë të thellë politike me pasoja të paparashikueshme”, kanw reaguar nga LSDM.
Ata thonë se një skenarë të tillë qytetarët nuk do ta lejojnë dhe se qytetarët e të gjitha bashkësive etnike qëndrojnë pas Programit të Qeverisë së re reformatore.
Enis Murtezi /SHENJA/
Gruevski: Zgjedhje të parakohshme si referendum… by tvshenjaofficial

