Për sot në Gjykatën Penale është caktuar seancë gjyqësore për rastin “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike.
Sot në seancë duhet të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve. Në seancën e kaluar janë dëgjuar pesë dëshmitarë. Dëshmitari Kiro Todorovski, i cili në vitin 2012 ka qenë këshilltarë i Kabinetit të ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Gordana Jankullovska para gjykatës tha se ka pasur vetëm një ofertë për furnizimin e mercedesit luksoz.
Rasti “Tanku” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

