Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të filloj seanca e dytë për rastin e dhunës në komunën Qendër.
Në seancën e kaluar, që u mbajt në dhjetor, Gjykata ka refuzuar audio-incizimet nga bisedat e përgjuara, dhe refuzoi dëshmitarin e mbrojtur të PSP-së.
Gjykatëse e lëndës është ushtruesja e detyrës kryetare e gjykatës Themelore Shkupi 1, Tatjana Mihajllova, e cila, dje solli vendimin për riorganizim të gjykatësve nga lënda penale në atë të kundërvajtjeve.
Të akuzuar janë 14 persona si nxitës, ndërsa të tjerët janë direkt të përfshirë në dhunën.
Mes të akuzuarve është edhe Nikolla Gruevski, ish kryeministër, Mile Janakievski- ish ministër.
Sipas akuzës, i akuzuari i parë, Nikolla Gruevski, ka urdhëruar dhunën, ndërsa Janakievski nëpërmjet anëtarëve partiak ka pranuar të zbatoj urdhrin për dhunë mbi kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, dhe anëtarët e këshillit komunal.
Powered by WPeMatico