01 June
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka reaguar për atentatin që i është bërë sot ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Në një konferencë për shtyp, para pak minutash, ai ka thënë se vetëm një ditë pas zgjedhjes së qeverisë së re, e cila premtoi jetë, ka pasur tentim për vrasje ndaj një ish zyrtarit të lartë. Gruevski ndër të tjera theksoi se sa here që vjen në pushtet LSDM-ja krimi fillon të lulëzojë, prandaj asgjë nuk është e rastësishme.
“Se asgjë nuk është e rastësishme vërteton fakti se së pari është vendosur bombë në shtëpinë e prindërve të Antonio Milloshovskit, më pas është demoluar makina e Gordana Jankullovskës ndërsa sot ka pasur tentim për të vrarë ish ministrin Nikolla Todorovin. Edhe gjatë ndryshimit të pushtetit në zgjedhjet e 2002-it, LSDM-ja ka përdorur të njëjtat metoda. Shumë persona nga udhëheqësja e VMRO-së janë nën kërcënim dhe kjo vepër mund të përsëritet. Rasti i sotëm është kulmi i asaj që ndërtohet si atmosferë në Maqedoni. Kjo vepër nuk do të na ndaloj, ne do të jemi në anën e interesave të shtetit dhe Maqedonisë- përfundoi Nikolla Gruevski.