Ish kryeministri Nikolla Gruevski duke komentuar kërkesën për hetim të deputetëve të partisë së tij për ngjarjet e 27 prillit, e cilësoi atë si tërheqje të vëmendjes nga premtimet e Qeverisë së re. Sipas Gruevskit, gjithë çka do të bëjë kjo qeveri në gjashtë muajt e parë do të jenë akuzat ndaj VMRO-DPMNE-së me qëllim që të fshehin dështimet e tyre. Gruevski në një intervistë për Tv Alfa tha se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga partia por do ta kthejë atë në Qeveri. Sa i takon premtimit të Zaevit për rizgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorit publik Marko Zvërlevski, Gruevski tha se për këtë duhen 2/3 e votave të cilat nuk do t’i marrin asnjëherë.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Si Meta dhe YouTube krijuan varësi tek një 20-vjeçare: Gjyqi që tronditi botën online
- Plagosur një person në Lezhë pas një përleshje për vend parkimi! 2 të proceduar dhe disa të shoqëruar
- BDI : Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%
- Bie përsëri ari, ja sa kushton grami
- Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – Murseli: Nuk mund t’i shoh
- Çfarë po bën Qeveria për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga shtrenjtimi i naftës?
- Mërgimtari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi ish të dashurën
- “NPK Sharri”: Sot në një pjesë të Tetovës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

