Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot për herë të fundit për këtë vit duhet të paraqitet në Gjykatë për tu nënshkruar si dëshmi se nuk është në arrati jashtë vendit, transmeton Albeu.com.
Gruevski akuzohet në çeshtjen “Trajektore ” dhe për dhunën e porositur në Komunën Qendër në Shkup, sipas masave të ndërmarra nga Gjykata ai duhet që çdo të premte pune të paraqitet në Gjykatë për tu nënshkruar.
Kundër Gruevskit ka edhe shumë çeshtje te tjera udhëhequra nga Prokuroria Speciale Publike, për të cilat gjykimi ende nuk ka filluar.
Në rastin “Trajektorja” përveç Gruevskit të dyshuar janë edhe ish zyrtarët e lartë Vladimir Peshevski dhe Mile Janakievski, të cilët kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 155 milion euro. Ata dyshohen se në mënyrë joligjore kanë mundësuar që kompania kineze Sinehidro t’i ndërtojë autostradat Miladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.
Ndërsa në rastin “Dhuna në qendër” janë akuzuar edhe 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. /albeu.com/