“Jemi të kënaqur nga takimi me eurokomesarin, Johanes Han, me të cilin në debat të hapur i pastruam disa mëdyshje”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE pas takimit të mbrëmshëm mes partisë së Nikolla Gruevskit dhe eurokomesarit bashkë me tre eurodeputetët, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se egzistojnë vetëm dy mënyra për dalje nga kriza.
E para sipas tij dhe VMRO-së, është që lideri i LSDM Zoran Zaev të heqë dorë nga kërkesat e partive shqiptare dhe platformën që ata përfaqësojnë.
“Opsioni i parë është që lideri i LSDM Zoran Zaev të heqë dorë nga kërkesat e partive shqiptare dhe platformën që ata përfaqësojnë. Dhe opsinoni i dytë është zgjedhjet e reja parlamentare, si një udhërrëfyes për lëvizjen e ardhshme të Maqedonisë”, këtë pas takimit me komisionerin Johanes Hahn e tha deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski.
Ai theksoi se VMRO-DPMNE do të punojnë në sistemin e institucioneve për të mirën e vendit.

