Nikolla Gruevski dje e ka njoftuar presidentin Gjorge Ivanov dhe kryesuesin e Kuvendit, Trajko Veljanovski se VMRO DPMNE posedon përkrahjen e 61 deputetëve të mjaftueshme për të formuar qeverinë, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake. Sipad tyre, BDI vetëm është duke aktruar se po debaton për koalicionim ose jo me VMRO DPMNE-në, sepse kjo punë sipas tyre “është kryer” para disa ditëve. E vetmja dilemë mbetet nëse kryeministër do të jetë Nikolla Gruevski, ose Nikolla Popovski. Edhe pse për momentin BDI ende është duke vazhduar mbledhjen e kryesisë, burimet tona thonë se Gruevski dhe Ahmeti tashmë e kanë caktuar edhe listën e ministrave dhe zv/minitsrave të BDI-së që janë të pranueshëm për VMRO-DPMNE-në. Gruevski ia ka treguar Ahmetit edhe dy emrat e deputetëve të BDI-së që janë të pershtatshem për VMRO-në në postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërkombëtarët ende janë duke kerkuar prej VMRO-së dhe BDI-së që të mos shpejtojnë me formim të qeverisë sepse nuk kanë shumicën e votave as te elektorati shqiptar e as te elektorati maqedonas.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Afati 48-orësh i Trump për Ngushticën e Hormuzit po afron
- 37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës
- Rritja e çmimeve të biletave të autobusëve: Çfarë do të thotë për udhëtarët?
- Publikohet fotoja, kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës
- Vendet bosh të punës në Shqipëri po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n
- Një i vdekur dhe të tjerë të lënduar – detaje dhe pamje pas shpërthimit të gazit që shembi dy ndërtesa në Stamboll
- Kaos në aeroportin e Nju Jorkut: Përplaset avioni i “Air Canada”, raportohet për të lënduar dhe dëme të mëdha!
- Ministri i Jashtëm iranian: Hormuzi nuk është i mbyllur, nuk do të lëkundemi nga kërcënimet e reja

