Pesë të akuzuarit nga Specialja të cilët para dy muajve fituan masën e kujdesit në formë të konfiskimit të pasaportës, kërkojnë që gjykata tua kthejë ato. Sipas burimeve mirë të informuara nga gjykata e Shkupit, bëhet fjalë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, dhe funksionarin policor Toni Jakimovski dhe dy të tjerë më pak të njohur për publikun.
Fjalën e fundit së shpejti duhet ta japin nga Gjykata e Shkupit 1. Por që kjo të ndodhë, opinion duhet të japë edhe Prokuroria Speciale.
Në këtë moment mund të konfirmojmë se te ne kanë arritur shkresat në lidhje me kërkesën e dorëzuar ndaj të akuzuarve për shfuqizimin e masave të kujdesit. Për këto akoma nuk kemi dhënë përgjigje – njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike.
Kur dhe si do të përgjigjen, nga Specialja tani për tani nuk zbulojnë. Sipas burimeve të mbrojtjes, arsyeja pse disa nga të pandehurit kërkojnë tu kthehen pasaportat është për nevojat e veprimtarisë së tyre profesionale. Ata referohen në praktikën e vendosur gjyqësore, nga vendimi i Gjykatës Penale të Shkupit kur ia ktheu pasaportën Zoran Zaevit, që ishte një nga të pandehurit në rastin “Puç” para se të udhëtonte jashtë vendit dhe takimet pikërisht me Nikolla Gruevskin në Strasburg. Ata argumentojnë se klientët e tyre kanë familje dhe lidhje të forta me vendin, siç ishte rasti i kryeministrit aktual. Pas akuzave të Speciales dhe kërkesave për masa kundër një numri më të madh të të pandehurve, gjykatat ua konfiskuan pasaportat rreth 40 personave. Periudha e konfiskimit është dy muaj dhe gjykata përmes detyrës zyrtare i vazhdon masat. Në disa raste ai afat tashmë është vazhduar. Në raste të tjera,ose miratohet vendimi ose duhet miratuar në ditët e ardhshme, në varësi kur është bërë i plotfuqishëm vendimi për konfiskimin e pasaportës.
Alsat-M

