Në gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën e PSP-së “Tanku. Procesi gjyqësor në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikola Gruevski, ministjra për Punë të Mbrendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministrit i Brendshëm Gjoko Popovski, për blerjen e Mercedesit luksoz në vlerë prej 600 mijë.
Mbrojtësi Bogolub Sofrnoievski, në seancën paraprake ka kërkuar shtyerjen e seancës nën arsyetimin se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi që Popovski ditën paraprake ishte i angazhuar si mbrojtës i Gjoko Popovskit.
Gruevski dhe Jankullovska akuzohen për blerjen e Mercedesit luksoz në emër të MPB-së, të cilin e ka shfrytëzuar Gruevski, kurse Popovski për keqpërdorimin e pozitës zyrëtare si ish-ndihmës ministër i Brendshëm.
Për blerjen e Mercedesit publiku u informua pas publikimit të bisedave të përgjuara nga LSDM./Almakos

