Këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës në Gjykatën Penale e ka pranuar akuzën për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, konfirmuan për MIA-n nga PSP-ja.
Sipas sistemit AKMIS, lënda do t’i ndahet një gjykatësi për veprimin e mëtejmë të saj, pastaj gjykatësi duhet të caktojë një datë për mbajtjen e diskutimit për rastin “TNT”.
Ndryshe, lënda “TNT”, ka të bëjë me shembjen e objektit “Kosmos” në pronësi të Fijat Canoskit.
Ashtu siç ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai, shembja është bërë pa dyshim sipas urdhrit të ish-kryeministri Nikolla Gruevksi dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski
bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektoren për urbanizëm në këtë Komunë, njofton Portalb.
Për shkak të abolimit nga presidenti Gjorge Ivanov, kundër Gruevski, Janakievskit dhe Trajkovskit nuk është ngritur procedurë. E dyshuara e parë është inspektorja për ndërtimtare e
Komunës së Gazibabës, bashkë me tre persona tjerë.