Lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski gjatë takimit me komisionerin e BE’së Johannes Hahn ndër tjerash ndan shqetësimin se qeveria i shpërfilli ata dhe nuk i përfshiu në procesin e reformave, duke kërkuar kështu vetëm mbështetjen publike prej tyre, përcjell Almakos.
Gruevski gjatë takimit, tha se në aspektin e procesit të reformave kanë vënë në dukje “injorancën e vazhdueshme dhe përjashtimin e opozitës në këtë proces.”
“Përveç kërkimit të mbështetjes publike, nuk ka përfshirje thelbësore në procesin e reformave. Një rast i tillë është Ligji i Administratës e cila është bazë për shkarkimin e mijëra profesionistëve dhe njerëzit që nuk janë mbështetës të politikave aktuale të qeverisë “, theksuan nga VMRO-DPMNE, përfaqësuesit e të cilit gjatë takimit me Han shprehën mbështetje për proceset integruese evropiane.
Gruevski e informoi komisionerin Han për një numër rastesh të shkeljeve ligjore dhe procedurave gjyqsore , si dhe kërkesën e PSP për përdorimin e materialeve(bombave)si dëshmi, gjë që tregon mungesën e provave faktike dhe shfrytëzimin e metodave të paligjshme.
“Neni 12 i Ligjit për Procedurën Penale në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje thotë se materialet audio dhe video të fituara në mënyrë të paligjshme nuk mund të jenë dëshmi në procedurat gjyqësore dhe as prova nga to”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Në takimin me Hanin, përveç Gruevskit, morën pjesë edhe Ilija Dimovski dhe Aleksandar Nikoloski./Almakos

