“Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në çdo institucion, komunë apo drejtori”, tha zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi duke iu përgjigj në një nga pyetjet e shumta të parashtruar nga qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me elektoratin dhe bazën partiake.
Mos harroni, shtoi më tej ai, se të ndarë e të përçare na do vetëm armiku.
“Kemi kryer projekte madhore, po flas këtu për shkolla, institucione, teatrin muzikor në Tetovë etj. Kemi dalë gjithmonë fitues në çdo proces, ndaj mos lejoni të përçahemi e të jemi servil, por të bëhemi faktor vendimmarrës! Në këto rrethana gjeostrategjike për vendin tonë, mos harroni se Rusisë i konvenon të kemi vatra zjarri në Ballkan”, nënvizoi Grubi.