Me 66 vota pro dhe 41 kundër Kuvedi sot ka votuar për Ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE ende nuk pajtohet që ky ligj të kalon në Kuvend, derisa BDI ka falënderuar deputetët që kanë votuar “pro” ligjit. Nga ana tjetër, Lëvizja Besa edhe pse e kanë votuar ligjin, kanë kujtuar se do të kontribuojnë në përmirësimin e këtij ligji.
Gjatë pauzës, deputeti i BDI-së, Artan Grubi zhvilloi një press konferencë, nga e cila në emër të grupit parlamentar të BDI-së falemderoj të gjithë deputetët që votuan pro këtij ligji.
“Pas votimit të parë rruga është hapur që ligji për gjuhët të shkojë në lexim të dytë, ku debatuesit do të kenë të drejtë të dorëzojnë amandamente dhe të debatojnë për këtë ligj, në Komisionin për Çështje Evropiane, për të vijuar në miratimin e plotë të këtij ligji, ligj i cili do të sjellë edhe barazinë e gjuhës shqipe me atë maqedonase ”, tha Grubi para gazetarëve.
Grubi kujtoj se seanca e KÇE-së do të mbahet me datë 22 nëntor, apo në përvjetorin e 109 të alfabetit të gjuhës shqipe.
Mevludin Imeri
Almakos.com