Deputeti i BDI-së dhe shefi i kabinetit të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi në emisionin Click Plus në temën ”Shqiptarët dhe perëndimi” duke ju drejtuar përfaqësuesit të Lëvizjes Besa, Skender Rexhepi i tha se Ahmeti është vlerë kombëtare dhe e jo kryetar partie.
”Ali Ahmeti është vlerë kombëtare e jo kryetar partie” tha Grubi mes tjerash duke diskutuar për aktualitetet politike në Maqedoni.
Mes tjerash, përfaqësuesit e partive politike dhe analistët kanë diskutuar për Qeverinë e re të Maqedonisë dhe për Deklaratën e përbashkët e partive shqiptare.
Qytetarët maqedonas dhe partitë politike maqedonase nuk kanë asnjë rezervë me deklaratën e partive politike shqiptare.
“Unë kam bindjen që qytetarët maqedonas dhe partitë politike maqedonase nuk kanë asnjë rezervë me deklaratën e partive politike shqiptare. Nga informacionet që unë kam kjo është me e gjerë se sa këto dy parti politike siç janë VMRO dhe LSDM”, theksoi Grubi.