Ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, me mbikëqyrje të policisë 24 orë në ditë. Prokuroria e ka kërkuar këtë masë, dhe Gjykata e ka miratuar.
Grubi u kthye në vend më 23 shkurt, pas 14 muajsh që ishte në arrati. Ai u ndalua në pikën kufitare Bllacë. Për arsye sigurie, nuk u dërgua në paraburgim, por iu caktua arrest shtëpiak.
Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas hetimeve, ai dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore dyshohet se kanë blerë aparate VLT dhe kanë dëmtuar shtetin me rreth 8.2 milionë euro.
Grubi ishte larguar nga Maqedonia e Veriut në vitin 2024 dhe për të ishte lëshuar urdhër ndërkombëtar kërkimi.

