Deputeti Artan Grubi për 24 Vesti ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të votohet pa mos hapur debat për mbi 35 mijë amandamentet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ky variant i Grubit është i mundur vetëm nëse shumica parlamentare LSDM dhe BDI merren vesh me opozitën maqedone për të tërhequr amandamentet.
Nësë shumica parlamentare përpiqet të injorojë amandamentet e VMRO-DPMNE atëherë do të bënte shkelje të rregullores së Kuvendit, e cila do t’i krijonte bazë ligjore opozitës maqedone të kontestonte me të drejtë ligjin për gjuhët para gjykatës kushtetuese.
Votimi i ligjit duke injoruar amandamentet e VMRO do të kishte efekt afatshkurt për propagandën partiake të BDI, por në fakt ky veprim do ishte në dëmë të interesave të shqiptarëve, sepse në këtë mënyrë ligji me të drejtë do të shfuqizohej nga Gjykata kushtetuese, jo për skak të përmbajtjes së tij, por për shkak të shkeljes se procedurës.
Rregullorja e Kuvendit në rastet kur kryetari i shtetit nuk dekreton një ligj është shumë i qartë. Në leximin e tretë lejohet dorëzimi i amandamenteve dhe debati vetëm për ato pjesë të ligjit të kontestuara nga kryetari i shtetit. Kjo do të thotë se shmangja e amandamenteve është e pamundur konform rregullores.
E dyta, kryetarit i Kuvendit,Talat Xhaferi, ka të drejtë t’i grupojë amandamentet sipas përbajtjes dhe debati të jetë i përbaskët për ato, por votimi i tyre duhet të jetë i veçuar, një për një, për secilin amandament.
Deputeti Grubi ka injoruar kërkesën e Almakos për të dhënë sqarime shtesë lidhur me propozimin e tij për të votuar ligjin për gjuhët pa hapur debat për amandamentet e opozuitës, që është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Javën që shkoi deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski isugjeroi shumicës parlamentare të heq nga rendi i ditës ligjin për gjuhët nëse dëshiron të çbllokojë debatin për ligjet e rëndësishme për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Milloshevski tha se nëse shumica vendos njëherë të debatohet ligji për gjuhët, atëherë debati do të zgjaste me muaj duke theksuar se partia e tij nuk do të lejonte miratimin e ligjit në formën e propozuar.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua në Kuvend me 69 vota “pro”, por i njëjti më pas nuk u dekretua nga presidenti Gjorgje Ivanov, me arsyetimin se ai është antikushtetues. Kjo i hapi rruge opozitës maqedonase të propozojë mbi 35 mijë amandamente me qëllim që të detyrojë shumicën paramemntare për të bërë kon[esione për kalimin e ligjit.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com