Përderisa shefi i kabinetit të kryetari të BDI-së, Artan Grubi, lëvdonte tej mase kryetarin e tij gjatë emisionit Rubikon në KTV, ai u ndal edhe tek roli i BDI-së në situatën aktuale politike në Maqedoni.
“Në politikë, rëndësi të madhe ka protagonizmi”, tha Grubi, duke u lëvduar se janë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat, edhe nga partitë politike maqedonase, edhe nga komuniteti ndërkombëtar, që në mënyrë të tërthortë shpalos edhe qëllimin e BDI-së, të jetë në qendër të vëmendjes në mundësisht të përfitojë edhe poenë politik.
Kësaj iu kundërvu gazetari Xhevdet Pozhari, i cili po ashtu ishte i ftuar në këtë emision, duke pyetur Grubin se a janë interesat e qytetarëve në rend të parë për BDI-në, apo roli i një protagonisti të rrejshëm.