Një 23-vjeçar nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht nënën e tij në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:10, kur zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë vepruar pas një denoncimi dhe kanë dalë në vendngjarje.
I dyshuari M.A. (23) është privuar nga liria pasi, sipas raportimit, e ka sulmuar nënën e tij 51-vjeçare dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gruaja e lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar plagë të rënda.
Pas ndërhyrjes, sulmuesi është arrestuar dhe ndaluar në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të ngjarjes, ndaj personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.


