SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.Ç. (48) nga Manastiri, nën dyshimin për veprën penale “ndihmë” lidhur me veprën “mashtrim”.
Gjatë muajit maj 2024, e dyshuara ka kontaktuar përmes një rrjeti social, nën emër të rremë, me një person nga rajoni i Tetovës. Duke paraqitur rrejshëm fakte, ajo i ka kërkuar një “shërbim” dhe ka arritur të marrë kartën e identitetit dhe llogarinë bankare të tij.
Më pas, së bashku me një person tjetër, duke keqpërdorur të dhënat personale të viktimës, kanë tërhequr një kredi të shpejtë nga një kompani financiare. Viktima e kuptoi mashtrimin kur pranoi një letër në shtëpi nga kompania në fjalë, duke e njoftuar për një borxh të papaguar.