Me një deklaratë që befasoi shumëkënd, dhe fjalë të qarta si asnjëherë më parë, kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.
Është koha të shmangim prangat kolonializmit dhe të hedhim një hap për formësimin e të ardhmes sonë, u shpreh ai.
“Historia dhe detyrimet aktuale kanë treguar, se në bashkëpunimin tonë me mbretërinë e Danimarkës nuk është arritur të vendoset barazia e plotë. Ashtu si edhe vende të tjera të botës ne duhet të punojmë, që të shmangim pengesat për bashkëpunimin, të cilat mund t’i konsiderojmë si pranga kolonializmi, dhe të ecim përpara“, tha Egede.
Që nga viti 2009 Groenlanda ka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhageni si dhe nga peshkimi. Groenlanda deri më 1953 ka qenë kolon daneze, por ndërkohë është një territor i vetadministruar i mbretërisë.
Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, ashtu si edhe më 2019, ka sinjalizuar interesin për “pronësi dhe kontroll” të ishullit gjigand në Arktik. Egede e pati kundërshtuar menjëherë Trumpin prerazi dhe në fjalimin e tij sivjet nuk u përmend as politikani amerikan dhe as SHBA-ja. Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike.
Data 06.01.2025
Aktuale
- E bën për vëmendje – pajtohen pas dy ditësh Ana e Kevini!
- Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK, merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm
- Lidhja e Sindikatave në Maqedoninë e Veriut kërkoi ndryshimin e Ligjit për Mobing
- “Do iki të takoj…”- Ekzekutimi i 33-vjeçarit, babai rrëfen mes lotësh bisedën e fundit: E telefonoja, por kishte vdekur! Do ta laj me gjak nëse s’ndërhyhet
- Çerdhet Likovë dhe Haraçinë/ Arifi: Presim pëlqime të reja nga Limani
- Heqja e balancuesit me pasoja/ Ndalohet punësimi i shqiptarëve në Likovë, reagon Erkan Arifi
- Arrestohet një person nga rrethina e Tetovës, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg
- VLEN: Ajri ndotur si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit